Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pasi SPAK ngriti akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe prangosi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

 

Edhe pse Basha në postimin e tij në rrjetet sociale nuk e përmend drejtpërdrejt emrin e Berishës, thirrja e tij për drejtësinë për të ndëshkuar të korruptuarit dhe për të rikthyer paratë në të mirë të qytetarëve,  vjen vetëm një ditë pasi familja Berisha u godita nga SPAK.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre.

 

Ky është realiteti prej vitesh – thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.

 

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht.

 

Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.”, shkruan Lulzim Basha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";