Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pasi SPAK ngriti akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe prangosi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Edhe pse Basha në postimin e tij në rrjetet sociale nuk e përmend drejtpërdrejt emrin e Berishës, thirrja e tij për drejtësinë për të ndëshkuar të korruptuarit dhe për të rikthyer paratë në të mirë të qytetarëve, vjen vetëm një ditë pasi familja Berisha u godita nga SPAK.
“Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre.
Ky është realiteti prej vitesh – thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.
AdvertisementAta përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.
Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.
AdvertisementPrandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht.
Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.”, shkruan Lulzim Basha.