Shishtaveci,ka festuar “ Shëngjergjin”, ditën e luleve, një festë pagane që kremtohet çdo vit me 6 maj si simbol i ndarjes nga peridha e gjatë e dimrit dhe ardhjes së verës. Dita e Shëngjergjit ka tubuar në festë banorët e Shishtavecit dhe shumë vizitorë, kryesisht banorët e zonës të shpërngulur në Tiranë, Kukës. Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e pushtetit vendor Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana dhe Kryetari I Bashkisë Safet Gjici. Gjatë ditës së sotme u zhvillua garimi i kuajve dhe “Shengjergji” u festua edhe me valle në qendër të fshatit.Një ditë më parë, më 5 maj u zhvillua edhe rituali i mbledhjes së degëve të mështeknës dhe luleve, veprimtari kjo, në të cilën morën vajzat dhe grate e fshatit. Shishtavecarët e kanë trashëguar ndër shekuj madje i japin gjalleri çdo vit e më shumë Shëngjergjit. Kjo festë që e uron begatinë e verës, është festuar edhe në Novosej e Borje. Kjo festë aq e dashur për vendasit, përveç karakterit ritual, përtërirjes së natyrës, ka fituar edhe karakterin e festës së të rinjve, duke u bërë pjesë e jetës së tyre. Në Ditën e Shëngjergjit, vajzat e zones se Gores ne Kukes, kryejnë parashikime për dashurinë dhe martesën. Fati lexohet sipas shenjave të luleve. Herët në mëngjes, vajzat të veshura me kostume popullore të zones zbukurojnë flokët me lule dhe shkojnë në kroje.
Parashikime për dashurinë dhe martesën/ Si festohet “Shën Gjergji” në Shishtavec
Share.