Një 23 vjecar pjesëtar i grupi kriminal është arrestuar paraditen e kësa të premteje nga policia e Vlorës.
Sipas uniformave blu , Damiano Sejko po përgatitej të kryente një krim, pasi sic shihet nga këto pamje atij iu gjet 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë.
Uniformat blu gjithashtu sekuestruan armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje si të Policisë , 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.
23-vjeçari Sejko i mbante të fshehura materialet e krimit në banesën e tij.
Duke qenë se hetimi për ngjarjen vijon ende, policia nuk jep detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar.
Ndërkohë që po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin me damiano sejkon në krimin e planifikuar.