Parandalohet vrasja në Tiranë/ Arrestohet 36-vjeçari, policia i sekuestron armë, fishekë e thika

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parandalohet vrasja në Tiranë/ Arrestohet 36-vjeçari, policia i sekuestron armë, fishekë e thika

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

 

Blutë njoftojnë se i riu Erind Mrruku rezulton edhe më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, municione luftarake, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u gjetën në banesën e 36-vjeçarit.

 

Kamëz/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Cancelled”.  

 

Advertisement

Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

 

36-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.     

 

Advertisement

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë.   

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”.    

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Kamëz. 

 

Gjatë operacionit, në rrugën “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak. 

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy