Policia ka mundur të parandalojë një ngjarje kriminale në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Mësohet se mesditen e kësaj të enjteje, një 48 vjeçar ka kërcënuar me armë gjahu punonjësin e një firme private. Kompania në fjalë po punonte për shtrimin e rrugës së gurorëve në këtë fshat.
Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë pretendimi i 48-vjeçarit mbi pronësinë e rrugës ku po punohej.
Advertisement
“Nga hetimet paraprake, dyshohet se 48-vjeçari, për shkak se pretendon pronësinë mbi këtë territor, ka kërcënuar me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët në kuadër të një projekti të miratuar nga bashkia e Kurbinit, po merreshin me shtrimin e rrugës së guroreve”, thuhet në njoftim.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Advertisement