Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy komshinjve në njē fshat të Gramshit.

Efektivet morën njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç .

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";