Parandalohet një ngjarje e rëndë në bregdetin e Durrësit. Mësohet se mëngjesin e sotëm, salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’, ku në bord ishin 6 shtetas italian.

 

Mësohet se mjeti lundrues rrezikoi ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu bëhet e ditur se jahti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt Shqipërisë.

 

NJOFTIMI I AUTORITETIT PORTUAL DURRES
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali) drejt vendit tonë. I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.
6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore.
#FSPD
#APD

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";