Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës/ Arrestohet 37-vjeçari i dënuar më parë edhe jashtë vendit (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës/ Arrestohet 37-vjeçari i dënuar më parë edhe jashtë vendit (EMRI)

Vau i Dejes, ne kuader te operacionit policor Kontigjenti, u parandalua nje ngjarje kriminale dhe u vu ne pranga shtetasi, Marjan (Zamir)Gjoni.

 

Policia e Shkodrës ka arrestuar 37-vjeçarin Marjan (Zamir) Gjoni , i cili lëvizte me armë me vete. Pas marrjes së njoftimit, policia bëri të mundur ndalimin e të riut, i cili tentoi të largohej.

 

Advertisement

Sipas policisë, 37-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për drogë dhe mashtrim, mund të kryente ndonjë vrasje.

 

Në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestrua një kallashnikov dhe dy karikatorë me fishekë.

 

Advertisement

Vau i Dejës, Shkodër/Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”.

 

Advertisement

Qarkullonte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale, falë inteligjencës policore kapet dhe vihet në pranga 37-vjecari, i cili tentoi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

 

I arrestuari, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

 

Advertisement

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe 2 krehrat me municion luftarak.

 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete, dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

 

Advertisement

Në kuadër të operacionit, në unazën e qytetit të Vaut të Dejës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar.

 

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi M. (Z.) Gj., 37 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i dënuar më parë në Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Advertisement

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në drejtimin e  Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy