Parandalohet ngjarja kriminale në Lezhë, me armë zjarri dhe mina me telekomandë me vete, arrestohet 48-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parandalohet ngjarja kriminale në Lezhë, me armë zjarri dhe mina me telekomandë me vete, arrestohet 48-vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Lezhë, ku policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar që lëvizte i armatosur.

Policia njofton se ai është arrestuar te “Kryqëzimi i Shënkollit”, teksa lëvizte me taksi drejt Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, uniformat blu gjetën armën e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan.

“Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi  A. Z.

Advertisement

Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia  i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen kriminale që 48-vjeçari ishte nisur të kryente, si edhe të tjerë persona që mund të jenë të përfshirë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy