Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë në kohë një ngjarje të rëndë në Shkozë ku një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëshorten tij.
Sipas njoftimit të Policisë burri e ka dhunuar gruan, e ka lidhur me litar dhe ka tentuar ta vrasë.
Ndërhyrja e uniformave blu ka ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflkiktit dhe ka vënë në pranga 57-vjeçarin.
Tiranë
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë.
AdvertisementKy shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.
Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.