Një ngjarje e mundshme kriminale në familje është parandaluar në Fier. Gjatë operacionit “Danger” u vu në pranga një 60-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj djalit të tij.

Mësohet se 60-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Falë reagimit në kohë, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit midis këtij shtetasi dhe djalit të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";