Parandalohet krimi në një familje në Tiranë/ 40 vjeçari dhunoi dhe kërcënoi bashkëjetuesen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parandalohet krimi në një familje në Tiranë/ 40 vjeçari dhunoi dhe kërcënoi bashkëjetuesen

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

Advertisement

 

Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy