Një ngjarje e rëndë, që mund të kishte përfunduar në krim në familje, u parandalua në kohë nga policia në Gramsh.
Një 53-vjeçar, në fshatin Grabovë e Sipërme, kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët, se do t’i vriste me armë zjarri.
Me të marrë sinjalizimin, forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke arrestuar 53-vjeçarin, i cili ka precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes.
Nga kontrolli në banesën e kësaj familjeje, policia sekuestroi 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Dyshohet se 53-vjeçari ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përsëritur, ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve.
Gramsh/Sekuestrohet një arsenal armësh.
AdvertisementFalë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Grabova”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan.
AdvertisementKanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.
Policia gjen në banesën e kësaj familjeje dhe sekuestron një arsenal armësh të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
AdvertisementShërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas njoftimit se një shtetas që banonte në fshatin Grabovë e Sipërme, kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
Bazuar në informacionin e marrë për shtetasin që posedonte armë, në ndihmë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë shkuar dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan.
AdvertisementFalë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 53 vjeç, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.
AdvertisementShërbimet e Policisë gjetën nl banesë dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.
AdvertisementMaterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.