Shërbimet e policisë në Tropojë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje.
Një 19-vjeçar u arrestua pasi dhunoi familjarët dhe kanosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij.
Gjithashtu, i riu dyshohet se i vodhi celularin njërit prej familjarëve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan”, njofton policia.
Advertisement
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur./vizionplus.tv