Parandalohet krimi në familje, policia arreston 46-vjeçarin , tentoi të vriste gruan dhe vajzat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parandalohet krimi në familje, policia arreston 46-vjeçarin , tentoi të vriste gruan dhe vajzat

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vlorë. Policia bën me dije se një 46-vjeçar kanosi me jetë bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre. Me mbërritjen e policisë, burri ka tentuar të largohet me motoçikletë, por u arrestua “Shqiponjat”.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe çiften që posedonte 46-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e sotme, se një shtetas po kanoste për jetën, me armë gjahu çifte, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, është kapur në flagrancë në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë, shtetasi Sh. Xh., 46 vjeç. 

Advertisement

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej”, njofton policia.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy