Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje në Vermosh.
Arrestohet një 60-vjeçar i cili tentoi ta godiste me mjet prerës bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.
Konflikti në familje ishte mes shtetasit P. B. dhe bashkëshortes se tij shtetases F. B.
Pass një konflikti me bashkëshorten, 60-vjeçari kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.
Advertisement
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.
Kryefamiljari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.