Situatë e rëndë në juglindje të vendit pas reshjeve të dëborës shoqëruar me temperatura që kanë shkuar deri në -8 gradë. Situata më e rëndë paraqitet në zonat malore por edhe ato të fushës së Korccës. Burime zyrtare bëjnë me dije se kalimi në të gjitha akset nacionale është i kalueshëm por vende vende këshillohet përdorimi i zinxhirëve si dhe gomave dimërore. Përdorimi i zinxhirëve këshillohet edhe në akset e fshatrave të Dardhës dhe Voskopojës si dhe nga Zëmblaku drejt doganës së Goricës. Të njëjtat burime thanë se gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të borës shoqëruar me erë të fortë në zonat malore ka pasur probleme me energji elektrike në njësitë administrative Vithkuq, Gorë, Moglicë, Velccan, Trebinjë e Proptisht. Ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në njësitë administrative të Kolonjës e Devollit. Probleme me energjinë elektrike ka pasur në të gjithë fshatrat e fushës së Maliqit si dhe të fushës të Devollit. Grupe të shumta pune të OSHEE jane duke punuar për normalizimin e situatës së krijuar. Ilir Dinellari Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Korccës ka bërë me dije se për të normalizuar situatën brenda qytetit dhe në njësitë Administrative është punuar gjatë gjithë natës. Ashtu sicc tha se vazhdon të punohet në të gjitha akset rrugore të këtyre njësive. Dinellari tha se e vështirë paraqitet situata në aksin rrugor Vithkuq-Shtyllë-Panarit ku trashësia e dëborës në Mashkullorë është shumë e madhe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";