Autoritetet shëndetësore në Greqi janë shprehur të alarmuar për situatën epidemiologjike në vend. Drejtori i ICU në spitalin Papanikalos, Nikos Kapravelos ka deklaruar se në Krishtlindje situata epidemike në Greqi, pritet të dalë jashtë kontrollit dhe se sipas tij vendi mund të arrijë në një milion të vdekur.

Në një intervistë për mediat, ai ka theksuar se presioni në sistemin shëndetësor është shumë i lartë. “Në vigjiljen e fundit të Papanikolaut kishim 46 shtrime të pacientë në gjendje të rëndë dhe 90 pacientë me sëmundje të tjera”, ka treguar ai.

Mjeku bëri me dije se në kisha duhet të vendoset një kontroll më i lartë të paktën deri për Krishtlindje.

“Pas 20 nëntorit situata mund të dalë jashtë kontrollit. Kjo valë është më shkatërruese dhe më përhapje të lartë të infektimeve”, theksoi Kapravelos.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej i bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi kohët e fundit në spitale janë shtruar shumë pacientë të pavaksinuar, ndërsa apeloi se edhe qeveria duhet të reagojë me masa më mbrojtëse.