I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Gazmend Bardhi, drejtues Politik i PD-së në Elbasan ka paralajmëruar se në Shkodër mund të ketë përplasje nëse rrezikohen standardet e zgjedhjeve

Gazmend Bardhi: Përplasje dhe përballje për të garantuar ato standarte të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Alban Dudushi: Po thoni se mund të shkojë deri në përplasje fizike?

Gazmend Bardhi: Edhe në Elbasan ka patur një përplasje midis mbështetësve të Partisë Demokratike apo mbështetësve të Partisë Socialiste. Nuk ka qenë ky rasti i ngjarjes që ndodhi më 14-Mars. Ka patur një tentativë të disa eksponentëve me rekorde kriminale, anëtarë të krimit të organizuar, të cilët kanë dhunuar qytetarë të Elbasanit që kishin dalë në shesh për të festuar ditën e verës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";