Giovanni Peragine, është arqipeshkvi i ri i Shkodër – Pultit.

Me dekret të Papa Françeskut, nga kjo e mërkurë ai mori drejtimin e kishës katolike të veriut, duke zëvendësuar Angelo Massafrën, i cili mbylli shërbimin 31-vjeçar në Shqipëri.

Giovanni Peragine mbërriti si misionar në Shqipëri në vitin 1998, ku shërbeu në famullinë e Shën Nikollit në Milot.

Në vitin 2017 ishte emëruar nga Papa Françesku administratori apostolik i Shqipërisë së jugut. Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i konferencës Ipeshkvnore shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";