
Ata që ishin mbledhur për të shijuar ndeshjen Tirana-Skënderbeu në stadiumin “Selman Stërmasi” përjetuan disa momente paniku.
Një tifoz i bardhebluve, i moshuar në moshë, humbi ndjenjat teksa ishte i ulur dhe po priste të niste sfida.
Advertisement
Menjëherë ndërhyri mjeku i ekipit të Tiranës, Tedi Maqellari, i cili i dha ndihmën e shpejtë mjekësore. Tifozi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.