
Ndeshja e femrave mes Partizanit dhe Bilishtit u shoqërua nga momente paniku këtë të shtunë.
Ende pa u mbyllur pjesa e parë, gjashtë futbolliste të Bilishtit humbën ndjenjat dhe për pasojë, ndeshja u ndërpre.
Advertisement
Dy prej tyre ishin në gjendje pak më të vështirë dhe për këtë arsye u dërguan në spital.
Dyshimet janë se ato janë helmuar. Kur u ndërpre ndeshja, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.
Advertisement