Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në autostradën Milot-Mamurras.
Paraprakisht mësohet se një automjet është përplasur me trafikndarësen në afërsi të mbikalimit të Laçit.
Pas përplasjes, makina ka nisur të marrë flakë derisa është djegur e gjitha.
Drejtuesi i makinës dhe shoferi janë nxjerre jashtë me vështirësi por fatmirësisht në kohë.
Advertisement
Megjithatë drejtuesi i makinës është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ndërsa pasagjeri në spitalin rajonal të Lezhës.