Dy miqtë e Aldi Ramës, autorit të vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha dolën këtë të premte para gjykatës së Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Seanca është duke u zhvilluar, ndërsa dy të rinjtë, Armando Marku dhe Kristjan Sherri akzuohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje të autorit të krimit” .
Advertisement
Ata ishin te pranishem në momentin kur 21-vjeçari qëlloi me pistoletë oficerin 44-vjeçar, Saimir Hoxha. Dyshohet se tre të rinjtë kishin mbjellë bimët narkotike që u shkatërruan nga agjentët e antidrogës.
Autori i vrasjes humbi jetën në spitalin e traumës pasi qëlloi veten gjatë ndjekjes nga forcat renea në zonën e lagunës Kune-Vain.
Advertisement