Me hapjen e kufijve, është rigjallëruar kërkesa për të udhëtuar. Ky fakt është shoqëruar me rritje çmimesh, kryesisht për njësitë akomoduese. Turqia vijon të mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve për të pushuar, por çmimet e paketave tursitike kanë shënuar rritje.

 

“Ajo çfarë konstatohet është se ka një rritje të çmimeve në të gjithë zinxhirin e turizmit. Rritja më e madhe është te hotelet. Nëse marrim një mesatarizim, çmimet e paketave turistike për Turqinë janë rritur me rreth 25 për qind”, shprehet Eva Rama, operatore turistike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe Egjipti mbetet një destinacion i kërkuar në këtë sezon veror nga shqiptarët. Ndërkohë, Greqia vijon të kërkojë disa masa anti-covid, siç janë formularët, testet, apo vaksinat; për rrjedhojë, këto sjellin një hezitim të qytetarëve për të prenotuar.