Pandemia Covid-19 duket se preku të gjitha sferat e jetës. Edhe sot, pasi kanë kaluar mbi dy vite ndjehen efektet e saj, por për librin duket se nuk rezulton kështu. Për shtëpinë botuese Living kjo periudhë ka nxitur leximin dhe kërkesat nga të gjitha grupmoshat për tituj të rinj kanë qenë të shumta.
PRANVERA PALUSHI
REDAKTORE“E prisnim që pandemia të nxiste në njëfarë mënyre dëshirën e lexuesve, por ndoshta fakti që do ishin brenda ndikoi për mirë. Edhe tani që pandemia thuajse pak nga pak po kalon dhe gjërat sikur janë rregulluar shohim që të njëjtin interes nga ana e lexuesve. Nga ana e lexuesve ka pasur shumë sygjerime, kërkesa. Dhe këtë numër e shohim dhe nga faqet tona në internet.”
Advertisement
Kjo kohë shërbeu dhe si burim frymëzimi për njerëzit e letrave. Izolimi i shërbeu edhe shkrimtarit Primo Shllaku, i cili i cilëson këto vite si të arta.
PRIMO SHLLAKU
SHKRIMTAR“Koha e pandemisë ka qenë një kohë ideale. Ajo erdhi në një kohë që pa dashur me e beku pandeminë si frymëzim. Kam arrit rekorde që s’kam arrit në asnjë kohë tjetër. Në qoftë se dikujt ja kam marr jetën mua ma ka dhën dy herë sepse me kriju siç thotë dhe Albert Kamy do të thotë me jetu dy herë.”
Advertisement
Lexuesit nuk e braktisën librin as në kohët më të vështira, dhe kjo i shërbeu dhe botuesve për të gjetur rrugën se si të ruanin komunikim me ta.