Në edicionin e vitit 2022 të Panairit të Librit u shpërndanë sot dhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar shkrimtarit Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave” me motivacionin “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtit njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë mbështetëse e Panairit të Librit.

 

“Si drejtues i bashkisë mendoj se në këtë vit të rinisë ndoshta ky ka qenë sponsorizimi më i mirë që kemi bërë. Do doja që ta vazhdonim çdo vit duke e rritur. Ndoshta duke rritur dhe kohëzgjatjen duke i dhënë mundësinë sa më shumë zhanreve që të prezantohen dhe sa më shumë shkrimtarëve dhe ndoshta marrin dhe më shumë hapësirë se Pallati i Kongreseve. Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor i këtij aktiviteti. Mezi pres që vitin tjetër ta çojmë akoma më tej”, theksoi Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i Bashkisë theksoi se Tirana do të jetë sinonim me panairin e librit.

 

“Më vjen mirë që steka ka ardhur duke u rritur. Dua shumë që qyteti të jetë sinonim me panairin e librit. Si kryetari i Bashkisë në vitin e Rinisë, jam vërtetë i lumtur që Petriti dhe gjithë kolegët promovuan të rinj. Kishim shumë nevojë të merrnim këtë mesazh që këtu rinia ende prodhon ende ka dëshirë”, deklaroi Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Veliaj nënvizoi se në një botë ku kufijtë e debatet diplomatike janë akoma tema të nxehta, libri i kalon këto barriera.

 

U inkurajova që ka shumë letërsi të mirë për fëmijët. Si një frankofon i vonuar me vjen shumë mire për përkthime serioze dhe voluminoze. Zonjës Duda gjithmonë i qëllon që nuhat fituesit dhe nobelistët e radhës dhe i paraprin shumë prej këtyre personazheve. Shumë urime Benit. Vërtetë e vlerësova mesazhin e përkthyesit tonë Romeos. Në një botë ku kufijtë, debatet diplomatike ku njohjet mosnjohjet janë akoma tema të nxehta, libri i kalon këto barriera dhe ju falenderoj shumë për këtë kontribut”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Shkrimtarja Natasha Poroçani u vlerësua për veprën e saj në letërsinë për fëmijë, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, përkthyesja Klarita Lagji mori çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux. Autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami për veprën e tij “3 format e mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”, ndërsa çmimin për përkthimin më të mirë të vitit e mori Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";