Policia e Lezhës ka mësyrë në një lokal, ku ushtrohej prostitucion dhe tregtoheshin lëndë të forta narkotike.
Policia ka vënë në pranga 6 persona, pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim.
Po ashtu është shpallur në kërkim 1 person, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.
Policia ka sekuestruar doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.
“Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi K.(B.) L. e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me shumën 8000 euro dhe një automjet”, njofton policia./vizionplus.tv