Armina Mevlani tregoi për herë të parë këtë të shtunë në emisionin “Jonida’s room” në Vizion Plus ambientet e zyrës së saj.
Zyra e saj është arreduar me një stil minimalist por me disa dizejno pop-art.
Armina u shpreh se do që njerëzit që hyjnë në këtë zyrë ta kuptojnë qoftë edhe me një imazh stilin e saj.
“Kjo është zyra ime të cilën unë kam dashur ta kem deri diku minimaliste,por me disa lloj pop-art dizejno, që unë i kam dhe në dyqan. Sepse ky është stili im dhe mua më pëlqen shumë që të mbaj fotot e mia,apo këngëtarët,grupet, aktorët apo shprehjet e mia të preferuara.Dua shumë që njerëzit sapo të hyjnë në zyrën time të kuptojnë stilin, atë që mua më pëlqen direkt,qoftë edhe me një imazh. Inspirimi këtu vjen çdo ditë duke folur apo duke shfletuar revista të ndryshme “- u shpreh Armina
Advertisement