Ministria e Jashtme palestineze tha sot se vendimi i Kosovës për të hapur një ambasadë në Jeruzalem ishte zhgënjyes dhe i bëri thirrje asaj që të rishikojë vendimin dhe ta tërheqë atë.
Sipas agjencisë palestineze Wafa, Ministria deklaroi se vendimi i Kosovës është në kundërshtim me gjithçka që autoritetet atje po përpiqen të bëjnë për të bindur botën të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ministria palestineze beson se vendimi i Kosovës është i gabuar dhe se tërheqja e saj do të jepte një shembull të përkushtimit ndaj ligjshmërisë dhe ligjit ndërkombëtar.
Shtohet se Kosova ka injoruar ligjin dhe rezolutat ndërkombëtare.
Dy ditë më parë, Kosova dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve diplomatike.
Synimi i Kosovës për të hapur një ambasadë në Jeruzalem është dënuar gjithashtu nga Lidhja Arabe, Turqia dhe Bashkimi Evropian.
Deri më tani, vetëm dy vende kanë hapur ambasada në Jeruzalem, Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala.
Palestinezët e konsiderojnë pjesën lindore të okupuar të Jeruzalemit si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.