Vetëm pak orë para performancës së saj në natën e parë të gjysëmfinales në Eurovision, këngëtarja Ronela Hajati ka një mesazh për t’i thënë shqiptarëve.
Përmes një foto në “InstaStory”, Ronela u ka kërkuar shqiptarëve dhe i ka këshilluar që mbrëmjen e sotme gjatë performancës së saj të lënë moralizmin dhe të kërcejnë.
Advertisement“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos bëni shumë llafe sot me moralizma po çohuni dhe kërcëni”, shkruan Ronela.
Ronela që prej momentit kur u shpall fituese e Festivalit të RTSH është përballur me një sërë kritikash.
Advertisement