Pagesat që “fundosin” Ahmetajn, SPAK: Transaksione indirekte në gjashtë raste nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pagesat që “fundosin” Ahmetajn, SPAK: Transaksione indirekte në gjashtë raste nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Gjashtë janë episodet e dyshuara korruptive që detyruan Strukturën e Posaçme Antikorrupsion t’i kërkojë kuvendit të Shqipërisë, arrestimin e ish numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj.

 

Momenti i parë ka të bëjë me një shumë prej 170 mijë euro, përgjatë viteve 2016-2017, një pagesë kjo e bërë nga ana e ish bashkëshortes, Albina Mançka për dy apartamente 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë. Sipas organit të akuzes kjo shumë parash është dhene në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

 

Advertisement

Episodi i dytë lidhet me vilën në Hamallaj, e vendosur nën sekuestro.

 

SPAK thotë se ajo i është dhënë indirekt një personi nga Zoto e Mërtiri, para se t’i kalonte në pronësi pronares aktuale, bashkëjetueses së Ahmetajt, Eriola Hoxha.

 

Advertisement

Edhe në rastin e tretë është përdorur e njëjta skemë, me transaksionin e një shumë prej 130 mijë eurosh. Natyra e vërtetë e burimit të këtyre parave është fshehur përmes personave të tretë, por këto pagesa janë kryer po nga Zoto e Mërtiri.

 

Po ashtu, një tjetër apartament i shitur me sipërfaqe 178 m2 dhe garazh në zonën e Selitës, i cili ka kushtuar 140 mijë euro, pagesë e bërë në vitin 2018, si dhe dyshohet të jetë bërë nga pronarët e inceneratorëve.

 

Advertisement

Episodi i pestë ka të bëjë me disa pagesa që përllogariten të jenë gati 34 mijë euro, shpenzime që kanë mbuluar qëndrimet për katër vjet të ish ministrit në hotele dhe udhëtime.

 

Rasti i gjashtë dhe i fundit, lidhet  me një shumë prej 2 milionë lekësh, e përfituar në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave ndaj subjekteve tregtare të ndryshme nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, përmes shoqërisë “Integrated Technology Services” në funksion të një investimi në një apartament në pronësi të Arben Ahmetajt në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy