Pagesa deri në 20 mijë euro, detaje të reja për grupin e trafikimit të klandestinëve, hetimet nisën 4 vite me parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pagesa deri në 20 mijë euro, detaje të reja për grupin e trafikimit të klandestinëve, hetimet nisën 4 vite me parë

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me grupin criminal që trafikonte emograntë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Mësohet se hetimet kanë filluar që në vitin 2020 nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka shpallur moskompetencën dhe dosja I ka kaluar më pas SPAK.

Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se është Bashkim Sula i cili është  në mesin e 26 personave të arrestuar.  Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false.

Për sa i përket Xhelal Krasniqit sipas hetimeve rezulton se është personi që në Kosovë kishte ngritur laboratorin për falsifikimn e dokumenteve.

Advertisement

Ndërkohë një laborator i ngjashëm por më i vogël ishte në Tiranë ku sipas hetimeve pas tik qëndron Ylli Brahimaj një tjetër i arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ka qenë agjenti që ka treguar të gjithë rrugën nga Shqipëira ne Spanjë dhe më pas drejt Britanisë. Ka pasur komunikime lidhur me mënyrën e transportit nga shoferë dhe të punësësuar të tjerë në dy agjenci turistike.

Pagesat shkonin nga 12 mijë deri në 20 mijë euro dhe bëheshin pasi mbërrinim në destinacionet finale.

Mësohet se janë mbi 40 persona që janë ndihmuar qe të kalojnë në vende si Britania e Madhe, Kanadaja apo edhe SHBA.

Advertisement

Kryesisht falsifikoheshin dokumente italiane, rumune apo edhe bullgare e sllovene.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy