![Padia e Dumës për shpifje ndaj Veliaj, SPAK kërkon pushimin e çështjes: Nuk ka shkelur ligjin](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/12/U-padit-nga-Grida-Duma-SPAK-kerkon-pafajesine-per-Erion-Veliajn-711x400.jpg)
Prokuroria e Posaçme Anti korrupsion ka rrëzuar padinë e Grida Dumës ndaj Erion Veliajt për shpifje.
SPAK kërkoi pushimin e çështjes. Sipas prokurorit Behar Dibra, kryebashkiaku Veliaj nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes.
Gjykata është tërhequr për vendimin të cilin pritet ta bëjë publik më 13 dhjetor ora 15.30.
Advertisement