“Padia e Alibejat s’ka asnjë bazë”/ Berisha: Sillet si kryetar por nuk është i tillë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Padia e Alibejat s’ka asnjë bazë”/ Berisha: Sillet si kryetar por nuk është i tillë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

 

Duke iu përgjigjur interesit të mediave Berisha theksoi se padia e Alibeajt nuk ka asnjë vlerë, pasi kjo do të thotë mos njohësh një proces që njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët.

 

Advertisement

Berisha theksoi se Alibeaj sillet si kryetar i komanduar i PD, ndërkohë që nuk e ka një post të tillë.

 

“Nuk është fjala për mendim është fjala për veprim. Padia s’ka asnjë bazë dhe padia është në një farë mënyrë të mos pranosh një proces që sot e njeh çdo shqiptar. Nuk ka asnjë tagër, sepse ai e konsideron veten kryetar të komanduar, ndërkohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy