Pacolli merr Aeroportin e Vlorës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pacolli merr Aeroportin e Vlorës

Pas një procedure të tejzgjatur për shkak të pandemisë, gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ka një fitues.

Minisitria e Infrastrukturës, ben te ditur Vizion Plus, shpalli konsorciumin e dy kompanive zviceriane si kompaninë që do të ndërtojnë aeroportin ri ndërkombëtar. Kompania zotërohet nga biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli.

 

Belinda Balluku

Advertisement

 

Konsorciumi i dytë dhe ai fitues kryesohet nga Mabco Construction (Mabetex Group) (50%) dhe është i regjistruar në Zvicër. Ndërkohë që operatori është YDA – Group, 48 për qind të aksioneve dhe 2A Group SH.PK 2% të aksioneve. Vlera e investimit e ofruar është 103.966.030 Euro. –tha Balluku.

 

 

Advertisement

Edi Rama

 

Jam shumë i lumtur që kjo kompani mban flamurin shqiptarë. Kjo kompani i perket biznesmenit Behgjet Pacolli. Tashme ai ka mundesine qe te tregoje veten ne kete investim pasi me eshte ankuar gjithmone se nuk ka patur mundesi te lere nje gjurme ne investimet ne Shqiperi.

 

Advertisement

Minsitria do të nisë javën e ardhshem negociatat për lidhjen e kontratës, të cilat do të zgjasin një muaj. Për kreun e qeverisë ky projekt do ti japë një shtysë të madhë ekonomisë së vëndit.

 

 “Mijëra mundësi për punësim dhe problemi që do të lindë do jetë mungesa e krahut të punës në kushte kur do të duhen shumë profile, kërkon një numër zanatesh kategorish. Me këtë aeroport do të hapet një tjetër kanal shumë i rëndësishëm i ekonomisë, ashtu si kurse pas lajmin fantastik, që një kompani shqiptare bleu dhe mori më zotërim aeroportin e Rinasit, do të pasohet me investime të mëdha që do bëhet në atë aeroport për të standardizuar pistën e kthyer në një pistë me standardet e një piste për të gjitha fluturime, edhe ato transoqeanike dhe të përmasave të ndryshme të avionëve”.

 

Advertisement

Në rastin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, qeveria ka zgjedhur skemën e garantimit të të ardhurave të munguara.

Në rast të mos realizimit të skenarit bazë sipas viteve shteti të kompensojë të ardhurat nga mos realizimi I fluturimeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy