
Rreth 813 persona janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, pasi shkelën masat anti-Covid.
U kapën pa maskë mbrojtëse 705 qytetarë, ndërsa, 98 të tjerë u konstatuan duke udhëtuar me mjete private me persona të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Po ashtu, gjatë kontrolleve, u ndëshkua edhe një 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Sakaq, gjobë morën edhe 9 persona që u kapën duke lëvizur pas orës 20:00.
Advertisement