Të mërkurën, 30 qershor, në disa zona të Tiranës do të ndërpritet energjia elektrike, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.
OSHEE sqaron se energjia do të stakohet pjesërisht në rrugët: “Siri Kodra” dhe “Kosta Cekrezi”.
Advertisement
“Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 30 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: rruga “Siri Kodra”, rruga “Kosta Cekrezi”, thuhet në njoftim.