OSHEE njofton se ditën e hënë do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Shkak është bërë puna në nënstacionin Valias.
Nga ora 10:00 deri në 14:00, do të stakohet energjia elektrike në Bërxullë, Domje, Bathore, Bregu i Lumit dhe Qerekë.
“Për shkak të remontit të parashikuar në NST Valias, në datën 21 dhjetor gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë. Bërxullë, Domje, Bathore, Bregu i Lumit, Qerekë (pjesërisht)”, njofton OSHEE.
Advertisement