Nga data 20 tetor, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur procesin e rekrutimit për 309 elektricistë në të gjithë vendin. Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 20 nëntor dhe interesuarit kanë dy rrugë për t’u bërë pjesë e garës:
ENEA KARAKAÇI
AdvertisementADMINISTRATOR I OSHEE
“Çdo aplikant ka mundësi të aplikojë në portalin e OSHEE ose duke dërguar një CV në email. Kriteri bazë është të ketë përfunduar një shkollë të mesme profesionale. Ajo çfarë konstatohet është që ka një interes shumë të gjerë në këtë proces. Kemi thirrur të gjithë të rinjtë që kanë mbaruar shkollat profesionale të bëhen pjesë.”
Kriteri i moshës së re është i rëndësishëm për OSHEE, por jo element skualifikues për aplikantët.
ENEA KARAKAÇI
ADMINISTRATOR I OSHEE
Advertisement“Kemi kërkuar një moshë fillestare të re, që nuk nënkupton që ne nuk do të marrim elektricistë në një moshë më të madhe, por qëllimi ka qenë që të marrim dikë të ri që të kemi mundësinë të ndërthurim brezat. Duam të ndërthurim eksperiencën e brezave.”
Pasi të mbyllen aplikimet, të interesuarit do të kalojnë dy teste:
ENEA KARAKAÇI
ADMINISTRATOR I OSHEE
“Pas datës 20 nëntor, do të bëjmë një testim me shkrim që do të jetë vetëm për njohuritë bazë. Do të bëjmë edhe një intervistë me gojë dhe mbi bazën e saj do të bëjmë përzgjedhjen.”
Por sa të interesuar janë të rinjtë të studiojnë për elektroteknikë?
HEDIE GJONI
DREJTORE, SHKOLLA PROFESIONALE “GJERGJ CANCO”
Advertisement“Në shkollën teknike elektrike “Gjergj Canco” për vitin shkollor 2023-2024 studiojnë për degën elektroteknikë rreth 450 nxënës. Nga këta, 70 janë në maturë, në vitin e katërt dhe që janë gati për t’u punësuar sapo të mbarojnë shkollën. Numri i të rinjve që interesohen është shumë i lartë dhe kapacitetet që ne ofrojmë janë të pamjaftueshme për të thithur të gjithë të rinjtë, por po punohet për të hapur më shumë degë dhe profile të reja.”
Mesatarisht, paga e një elektricisti të sapo punësuar në OSHEE varion nga 50 deri në 70 mijë lekë në muaj.