Ose me vaksinë, ose pa mësim!/ Të rinjtë refuzojnë, fakultetet kanë përjashtuar mësimin online

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ose me vaksinë, ose pa mësim!/ Të rinjtë refuzojnë, fakultetet kanë përjashtuar mësimin online

Studentet ndajnë qendrime të ndryshme për cështjen e vaksinës, duke thënë se ajo i mbron nga sëmundja, por nga ana tjetër ndihen të sdetyruar pasi nuk mund të marrin pjesë në auditorëe.

Ndërsa interesi për të marrë dozën e parë është i ulët, të rinjte pranojnë se kanë refuzuar të bëjnë injeksionin.

“Nuk e kam bërë vaksinën sepse nuk më është dukur e arsyeshme deri tani, nuk më duket e drejtë që të vendoset si kusht për hyrjen në auditor, duhet të jetë me zgjedhje.”

“Mësimin online nuk do e preferoja as unë as shokët e mi, kështu që vaksina është mënyra më e mirë edhe për të bërë mësim në auditor edhe për t’u mbrojtur që të jemi të sigurt në fakultet.”

Advertisement

“Unë nuk e kam problem të bëj vaksinën, por kjo nuk do të thotë që jam dakord me detyrimin, edhe pse e kam bërë për t’u fut në auditor.”

Drejtuesit e fakulteteve sqarojnë se studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen të bëhen pjesë e procesit, ndërsa përjashtohet mësimi online.

EDIT XHAJANKA
DEKANE NE FAKULTETIN E STOMATOLOGJISE

“Në datë 18 në ditën e parë, do futen në mësim ata që kanë paraqitur certifikatën e vaksinës, dhe ata që janë në proces pritjeje të marrjes së dozës së dytë. Studentët e pavaksinuar nuk do lejohen të futen.”

Advertisement

Deri më tani në fakultetin e stomatologjisë janë vaksinuar mbi 40 % e studentëve të të gjitha niveleve akademike.

Viti i ri akademik nis më 18 tetor, pasi u shty me një javë për t’i lënë kohë studentëve të marrin dozat e vaksinës në mënyrë që të marrin pjesë fizikisht në auditor. Deri më tani autoritetet shëndetësore nuk kanë nxjerrë një shifër të saktë të totalit të studentëve të vaksinuar në rang vendi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy