
Dy ortaket e një pallati në rrugën “Ndre Mjeda” janë bërë sërish object I një konfliti të vjeter, që sot ka degjeneruar në tre persona të lënduar.
I plagosur ka mbetur biznesmeni Sino Llanaj ndërsa ortaku I tij në ndërtimin e një pallati Albert Allmuca, dyshohet se është autori I ngjarjes.
Ai është shpallur në kërkim.
Përplasja mes dy ortakeve është e vjeter, por sherri I fundit ka qënë paradise ditësh kur rojet e sigurisë së shtetasit Albert Allmuca rrahën biznesmenin Sino Llanaj.
Sot të dy janë përplasur sërish në ambjentet e pallatit. Sherri ka degjeneruar në përplasje me armë, nga I cili është plagosur edhe një kalimtar së bashku me rojen e pallatit.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Duhet thene që shitja e hyrjeve dhe abuzimet mes ortakeve kanë bërë që pasojat ti vuajnë shumë qytetare që kishin porositur dhe blere hyrje në këtë pallat.
Ndonëse kanë dhënë paratë, ata nuk kanë hyrë n dot në shtëpitë e tyre pikërisht për shkak të konfliktit mes banorëve.