Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të premte.

Ata dyshohet se organizonin baste sportive online dhe kishin përshtatur ambiente për organizimin e lotarive në zona të ndryshme të Tiranës.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë.

Njoftimi:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Bad spin 5”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë. /vizionplus.tv