Orë policore për festa/ Imzot Frendo: Vendim i nxituar dhe diskriminues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Orë policore për festa/ Imzot Frendo: Vendim i nxituar dhe diskriminues

Imzot George Frendo kundërshtoi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ashpërsuar masat anti-COVID për festat e fundvitit. Përmes një letre dërguar Komitetit, Imzot Frendo e quan këtë një vendim të nxituar dhe që diskriminon komunitetin katolik.

“Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00. Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00.”

 

Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se duke nisur nga data 24 dhjetor lëvizja do të kufizohet nga ora 20.30 deri në 06.00. Kjo masë do të jetë në fuqi edhe për baret e restorantet, deri në datën 4 janar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy