“Mosbindje civile, pa kthim. Deri në qeveri teknike.”

Opozita rikthehet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sot në orën 18:00 për të nisur aksionin e mosbindjes civile për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e përgjithshme.

Gjatë paradites në selinë e Partisë Demokratike kanë qenë figurat kryesore të forcës më të madhe të opozitës për të mbyllur detajet e fundit të organizimit të protestës.

Sekretari i përgjithshëm Flamur Noka është takuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar Edi Paloka si dhe me nënkryetarët e PD.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është grupi i drejtuesve që pasdite do të nisen nga selia e PD drejt selisë së Kryeministrisë, ndërkohë që secili prej drejtuesve të qarqeve do të qëndrojë pranë protestuesve të zonës së tij.

PD është kujdesur të mos tregojë detaje për skenarin e protestës, por është bërë e qartë se fjalime politike nuk do të ketë dhe protestuesit do të mblidhen tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për t’u shpërndarë e për të bllokuar disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Nga ana tjetër është e sigurt se ky nuk do të jetë aksioni i vetëm i PD, pasi opozita ka paralajmëruar protesta të qëndrueshme deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“O sot o kurrë. Është radha jonë.”/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";