Opozita “rrethon” nesër Parlamentin, protestë kundër Edi Ramës pas investigimit të Rai 3

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita “rrethon” nesër Parlamentin, protestë kundër Edi Ramës pas investigimit të Rai 3

Pas 4 muajsh normaliteti në Parlament, opozita do t’i rikthehet protestës në sallën e seancave plenare dhe jashtë ambienteve të Kuvendit. Shkak për radikalizmin e aksionit të opozitës është bërë emisioni i transmetuar të dielën në televizionin italian Rai 3, ku Shqipëria cilësohej një narkoshtet.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat,  Gazment Bardhi theksoi se opozita është e vendosur të reagojë kundër lidhjeve, sipas tij, të qeverisë me krimin. Gjate një konferencë me gazetarët, Bardhi deklaroi se emisioni Report  tregoi një realitet që opozita e ka denoncuar prej kohësh

“Nuk i ka thënë opozita që të caktojë koordinator mes tij dhe krimit të organizuar, dhe opozita pret që SPAK-u të bëjë punën e vet”, tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Për të mbështetur akuzat kundër qeverisë për lidhje me krimin, Bardhi shfrytëzoi edhe informacionet që komisioni hetimor TIMS grumbulloi një ditë më parë nga dëshmitë e ministrit të Brendshëm e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, mbledhje e cila u zhvillua e mbyllur për shkak të informacionit të klasifikuar

Advertisement

“Dëshmitë në komisionin Tims janë tronditëse, por ata i mbyllën dyert, sepse kanë përdorur një sistem të sigurisë kriminale në interes të grupeve kriminale kanë fshirë të dhëna për hyrje daljet kriminale”, shtoi Bardhi.

Nesër ndërsa opozita do të protestojë kundër qeverisë, mazhoranca socialiste do të miratoje në Parlament përbërjen e dy komisioneve të posaçme, komisionin kundër korrupsionit dhe komisionin kundër dezinformimit. Në komisionin kundër korrupsionit i cili do të drejtohet nga Fatmir Xhafa  mazhoranca ka caktuar edhe emrat e anëtarëve të PD, por opozita ka vendosur ta bojkotojë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy