Opozita po mban protestën e 31-të par bashkisë së Tiranës ditën e sotme. Demokratët kanë shkuar të organizuar para bashkisë me goma me vete, të cilave i kanë vënë më pas flakën.

Tedi Blushi nga protesta tha se Erion Veliaj do të marrë ndëshkim në mënyrë shembullore.

Tedi Blushi: Ndëshkimin do ta marrë në mënyrë shembullore, pa mëshirë për çdo shtëpi që ka shembur dhe çdo taksë që ka vjedhur.

Ndërsa Klevis Balliu paralajmëroi se protesta e 7 tetorit do të përfundojë me fitoren e qytetarvë, çdka nënkupton se aksioni i tyre opozitar do të vijojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Klevis Balliu: Ajo që ka nisur më datën 7 do të përfundojë vetëm me fitoren e qyetarëve. Çdo ditë që ju provokoni më të ashpër do të jemi ne.

Më pas me thirrjen “Poshtë Diktatura”, protestuesit nisën marshimin drejt kuvendit.

Aty kërkuan që të hynin brenda ambienteve të Kuvendit, por u përplasën fizikisht me forcat e policisë.

Qytetarët dëgjohen duke thirrur “Berisha”, teksa shtyjnë efektivët me qëllimin për të hyrë në Kuvend./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";