Opozita zhvilloi protestën e radhës në bulevardin kryesor, në të njëjtën kohë kur në Gjykatën e Apelit po zhvillohej procesi për simbolet e Partisë Demokratike.

 

Mijëra qytetarë marshuan paqësisht deri në sheshin para kryeministrisë. Kreu i PD Sali Berisha, i ka konsideruar këto protesta si një revolucion, i cili do të ndëshkojë cilindo që cenon pluralizmin në vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po kërkon të asgjësojë Partinë Demokratike nga zgjedhjet e 14 majit.

 

Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtën, votën dhe çdo gjë dhe e ktheu në sektin e rilindjes. Ai kërkon që të asgjësojë PD. Mendon se do e përjashtojë nga zgjedhjet, por Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria. Ne jemi këtu sa të jetë toka, nuk do të lëvizim kurrë. Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, të shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Historia na mëson se sa herë që shqiptarët janë bashkuar , kanë bërë mrekullitë e tyre. Le të bëjmë dhe ne mrekullitë tona. Ta ndërrojmë këtë vit të shqiptarëve, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lideri demokrat i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që janë skeptike ndaj partive politike, duke thënë se indiferenca ndaj të keqes vret më shumë.

 

Bashkohuni me ne, revolucioni nuk është i Sali Berishës po i çdo shqiptari që do Shqipërinë. Një thirrje për të gjitha ato që i shohin forcat politike me mosbesim , i them se kanë shumë arsye për të qenë të zhgënjyer, por kurrë nuk mund të gjejnë arsye për të qenë indiferent. Nuk ka gjë më vrastare se indiferenca. Bashkohuni me ne të hedhim këtë kalbësirë që po rrënon, kombin tonë. Ju nuk jeni shërbëtorë të një organizate kriminale që përfaqësohet nga Edi Rama, por të qytetarëve dhe mbaheni me mundin e taksat e tyre. Sot përjetoni në terror digjital e të gjithanshëm. Edi Rama u ka shndërruar në një qenie virtuale. bashkohuni me ne në këtë revolucion, të shpejtojmë Shqipërinë prej saj. Revolucioni ynë ka qëllim t’i japë goditjen varfërisë. Ne do të dalim fitimtarë nga kjo betejë, por jo vetëm varfërinë, ne duhet të luftojmë tiraninë. Ai synon t’i japë goditje fatale pluralizmit, por revolucioni ynë do të fshijë nga faqja e dheut këdo që synon të cënojë pluralizmin”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Edhe Ilir Meta në fjalën e tij në protestë, u ndal tek situata e Partisë Demokratike, duke shigjetuar Edi Ramën se po tenton të marrë vulën e PD.

 

Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër..

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Protesta nuk zgjati më shumë se dy orë dhe në fund të saj, disa prej tubuesve dogjën manekinët e Edi Ramës dhe ish-agjentit të FBI, Çarls McGonigal, të veshur me uniforma burgu.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";