Opozita ka njoftuar protestë para Kryeministrisë, ku pritet të jetë Rama ditën e enjte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita ka njoftuar protestë para Kryeministrisë, ku pritet të jetë Rama ditën e enjte

Ditën e enjte Partia Demokratike ka thirrur një protest para Kryeministrisë, në orën 20:00.

Protesta u njoftua para disa javësh, kur Gjykata e Apelit i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha. Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që njohu të ligjshëm ndryshimet statutore të Kuvendit të Berishës.

Moto e protestës së demokratëve është “të bashkuar në betejë” kundër varfërisë dhe skandaleve ku janë të përfshirë disa zyrtarë pranë qeverisë.

Mirëpo, Kryeministria do të jetë bosh të enjten, pasi kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Shqipëri.

Advertisement

Ai është nisur drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s (9-11 korrik). Agjenda e Ramës ka qenë e paracaktuar në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s. Samiti nis këtë të martë, 9 korrik, në Uashington dhe punimet do të zgjasin deri të enjten.

Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme. Kryeministri pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të DASH dhe krerë shtetesh të vendeve anëtare të Aleancës.

Në samitin e fundit të NATO-s nën drejtimin e Stoltenberg priten të merren vendime të forta sa i takon situatës në Ukrainë por edhe konfliktit Izrael-Hamas në Gaza.

Në ditën e fundit të punimeve të Samitit, 11 korrik, do të mbahet edhe konferenca finale për shtyp e presidentit të SHBA, Joe Biden. Mesazhet e Biden priten me interesa sa i takon konfliktit në Lindje, ku prej dy vitesh Rusia ka nisur luftën ndaj Ukrainës, por edhe për situatën në Gaza. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy